Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Zgjedhjet do të jenë katastrofë për LSI”, Rama nga Vlora: Meta, shpërdorues i funksionit të presidentit

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 11:08 | Politikë
“Zgjedhjet do të jenë katastrofë për LSI”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj presidentit, Ilir Meta. Nga Vlora ku ndodhet për procesin e nisjes së vaksinimit në këtë qytet, kreu i qeverisë tha se, Meta është shpërdorues i funksionit të presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja.

“Presidenti ka kohë që nuk është më president, është shpërdorues i funksionit të presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja dhe vjen në Vlorë natën fshehurazi”.

Sipas tij, shumë pak njerëz besojnë te LSI dhe kjo është arsyeja që Ilir Metës i duket e zbrazët Shqipëria. Rama thekson se zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI-në

Shkon lart e poshtë, natën shfaqet makina pa protokollin përkatës takon njerëz jo aq shumë dhe i duket e zbrazur Shqipëria, sepse shumë pak njerëz tashmë besojnë te LSI. Dhe në këto kushte i duken si katastrofë sepse sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do të jenë katastrofë për LSI-në”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë