Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Alarm mungesash te Reali, dëmtohet edhe Benzema, Zidane pa 9 lojtarë ndaj Atalantës

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 17:33 | Futboll
Alarm mungesash te Reali, dëmtohet edhe Benzema, Zidane pa 9 lojtarë

Real Madrid në alarm prej mungesave, përpara ndeshjes në Champions League me Atalantën. Për duelin e javës së ardhshme, trajneri Zinedine Zidane rrezikon mos të ketë në dispozicion plotë 9 futbollistë. Më i fundit që iu shtua listës është sulmuesi Karim Benzema.

Lojtari nuk u stërvit me skuadrën dhe tekniku njoftoi se nuk do të udhëtojë për ndeshjen e kësaj të diele në La Liga në fushën e Real Valladolid. Klubi nuk dha detaje rreth dëmtimit të Benzema, por duket se sulmuesi rrezikon seriozisht të mos jetë as në përballjen e së martës me Atalantën.

Mungesa e goleadorit në Bergamo, për sfidën e parë në fazën me eliminim direkt, do të ishte një humbje e madhe për “Los Blancos”. Francezi ka shënuar 17 gola në të gjitha aktivitetet gjatë këtij sezoni, duke gjetur rrugën e rrjetës edhe në dy ndeshjet e fundit me radhë.

Real Madrid është përgjysmuar nga dëmtimet gjatë këtyre javëve. Në infermieri janë edhe lojtarë si Eden Hazard, Sergio Ramos, Dani Carvajal, Marcelo, Eder Militao, Alvaro Odriozola, Fede Valverde dhe Rodrygo. Të nëntë këta futbollistë do të mungojnë këtë fundjavë në kampionat dhe rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu