Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bashkëpunuan me Tire Alldervishin, 3 infermiere dhe sanitarja kërkojnë lirimin

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 10:33 | Aktualitet
Bashkëpunuan me Tire Alldervishin, 3 infermiere dhe sanitarja

Tri infermieret dhe sanitarja e spitalit COVID 2,që janë  të dyshuara si pjesë e skemës së zhvatjes, në bashkëpunim me Tire Alldervishin, kërkojnë të lirohen nga qelia.

Mira Bushi, Sidorela Cela, Sheqerije Kocci dhe Rukije Hoxhaj kanë ankimuar masën "arrest në burg".

Seanca në Apel është caktuar, më 23 shkurt.

Gjykata caktoi masën arrest me burg më 10 shkurt për tri infermieret dhe sanitaren e “Shefqet Ndroqit”, të dyshuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë