Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Detaje nga parku i artit, gjashtë vite diskutime, projekti ende në letër e video prezantimi

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 20:30 | Aktualitet
Detaje nga parku i artit, gjashtë vite diskutime, projekti ende në

Thirrja për “Park Arti” u hap në mars të 2015-ës. Dy vite më vonë arkitekti italian Alfredo Pirri, i pranishëm në prezantimin e projektit tha se frymëzimin e ka gjetur tek Antonio Gramshi.

Qëllimi është që Antonio Gramshi të kujtohet jo vetëm nëpërmjet “një monumenti” po nëpërmjet realizimit të një hapësire publike të karakterizuar nga prania e artit tha atë kohë artisti.

Por, prej asaj dite kanë kaluar 6 vite dhe Ministrja tjetër e Kulturës rikthen vëmendjen te ky park arti.

Në prezantimin e videos njoftohemi se 16 mijë metra katrorë janë pjesë e projektit, nga të cilat 2200 metra katrorë janë godina.

1 milion euro është fondi fillestar nga bashkimi europian, por vetëm fillestar. Ai nis me heqjen e kangjellave, me gjelbërimin e zonës, me ndërtimin e një salle kinemaje e labartorë të artit. Për realizimin e kësaj video u deshën 6 vite, ndërsa për nisjen e zbatimit të projektit ende asgjë.

Ndërkohë që pritet të na prezantohet edhe një video tjetër për Muzeun e Filmit, të shumëpërfolur, që nuk ka lidhje me këtë projekt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani