Digjen 3 automjete në një qendër tregtare në Lushnjë

makina ne flake 1100x620

Tri automjete u përfshinë nga flakët në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë. Sipas Policisë, zjarri ka rënë rreth orës 03:15, në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit me iniciale N. K. Shkak për këtë dyshohet një shkëndijë elektrike në automjet.

Për pasojë, janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.