Formula 1, prezantohet Alpha Tauri i ri, Gasly në kërkim të podiumeve

ALPHA TAURI PREZANTIMI 2021 frame 889 1100x620

Botërorin e kaluar i befasoi të gjithë duke triumfuar në çmimin e madh të Italisë, pas një gare spektakolare.

Pier Gasli përgatitet këtë sezonin që nis së shpejti në Formula 1 ndërsa skuderia e tij, ka prezantuar njëvendëshen e re me të cilën Gasli do të synojë podiumet.

Ajo që është edhe skuadra B e gjigantëve të Red Bull, shfaqi këtë të premte modelin më të ri, AT 02.

Alfa Tauri e mbylli klasifikimin e konstruktorëve pas Ferrarit, me një diferencë të vogël pikësh. Në makinën e re të të skuderisë italiane, përkrah francezit Gasli do të jetë edhe piloti i ri japonez Juki Tsunoda i cili debuton pas suksesit në Formula 2.