Gjendet një person i mbytur në Vlorë

auto policia naten aksident 933x4451551987267 600x338
Foto ilustruese

Policia e Vlorës njofton se mbrëmjen e së premtes ka gjetur trupin e pajetë të një të moshuari pranë lumit Shushicë në fshatin Brataj të Selenicës.

Pas verifikimeve rezultoi se viktima është 74-vjeçari M.G. i cili dyshohet të jetë mbytur. Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.