Gjykata e Lartë lë dosjen e Adriatik LLallës në duart e Gjykatës së Posaçme

llalla 1100x620

Gjykata e Lartë i dha fund dëshirës së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të “shpëtuar” nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme.

Një Kolegj Penal i shkallës së tretë të gjyqësorit vendosi se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për gjykimin e Llallës në lidhje me akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë, Llalla kundërshtoi vendimin e Apelit që i risekuestroi pasuritë dhe kërkoi shpallje të moskompetencës, me pretendimin se vepra penale për të cilën akuzohej duhet të gjykohej nga Gjykata e Tiranës.

Argumentet e tij nuk kanë bindur gjyqtarët e Lartë, që lanë dosjen në duart e të Posaçmes. Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi një kërkesë të Llallës për përjashtim nga gjykimi i kryesueses Daniela Shirka.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4: Aksioni i socialistëve para zgjedhjeve të 25 prillit
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4: Aksioni i socialistëve para zgjedhjeve të 25 prillit
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në Absolut 4: Damian Gjiknuri, Afrim Krasniqi
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në Absolut 4: Redi Shehu dhe Aristir Lumezi
  • LAJMI I FUNDIT | Gjiknuri: Qytetarët e ndjenjë përditë se çfarë ka bërë Partia Socialiste
  • LAJMI I FUNDIT | Gjiknuri: Qytetarët janë mirëkuptues edhe për gjërat që nuk janë realizuar
  • LAJMI I FUNDIT | Gjiknuri: Njerëzit thonë “Basha, djalë i mirë, por që fle gjumë...”
  • LAJMI I FUNDIT | Gjiknuri: Jemi një tren në lëvizje dhe nuk mund të ndalen
  • LAJMI I FUNDIT | Shehu: Zgjedhjet e 25 prillit janë jo normale, sepse kërkohet një mandat i tretë
  • LAJMI I FUNDIT | Shehu: PS s’duhet të krahasohet me PD, por me atë që ka bërë në 2 mandate