Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Imazhet e rralla, publikohen fotografitë e para me ngjyra nga Marsi

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 21:54 | Lifestyle

NASA ka publikuar imazhe e para me ngjyra, të sondës “Perseverance” që u ul në Mars pas shkëputjes së saj nga orbita e planetit.

Mes fotografive gjendet edhe një shkrepje e realizuar gjatë 'shtatë minutave të terrorit' kur sonda hynte në atmosferën e Marsit dhe afrohej në sipërfaqe.

Sonda 2.2. miliardë dollarëshe preku sipërfaqen e Marsit të enjten pas një udhëtimi prej gati 500 milionë kilometrash dhe misioni i saj është kërkimi për shenja të jetës së lashtë në Planetin e Kuq.

Agjencia Amerikane e Hapësirës njoftoi se “Perseverance” është planifikuar të kalojë të paktën një vit marsian, ose dy vjet të Tokës, duke eksploruar zonën ku është ulur në shtratin e një liqeni të lashtë që dikur mbulonte kraterin Jezero.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani