Komisioni për “Dick Marty”, PS kërkon 3 muaj të tjerë për të mbledhur “prova”

Dick Marty 1100x620

Kuvendi pritet të zgjasë me tre muaj të tjerë afatin e komisionit të posaçëm parlamentar për “Dick Marty”. Në protokollin e institucionit është depozituar kërkesa e cila parashikon që veprimtaria e këtij komisioni të shtyhet deri në datën 26 maj.

Mazhoranca e ngritit këtë komision të posaçëm me qëllim administrimin e të dhënave që çuan në hartimin e raportit që u depozitua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nga ana e Dick Marty. Në këtë raport, drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u akuzuan për krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së luftës së Kosovës në territorin shqiptar.

Por pavarësisht qëllimit, tre muaj nuk mjaftuan për parlamentarët që të administronin dhe të hartonin një rezolutë që të dënonte këtë raport dhe kërkojnë sërish kohë. Deri më tani, ky komision i posaçëm ka zhvilluar vetëm 3 mbledhje.