
Numri i infeksioneve Covid-19 të regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 110 milionë. Kjo u njoftua nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, sipas të cilit në të gjithë botën regjistrohen 2.43 milionë vdekje dhe 62 milionë të shëruar.
Vendi më i prekur në terma absolutë mbetet SHBA-ja, me 27.8 milionë raste të përgjithshme dhe 492 000 vdekje, e ndjekur nga India dhe Brazili.
Ndërkohë, në orët e ardhshme, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të zotohet me udhëheqësit e G7 për të alokuar 4 miliardë dollarë për programin global të vaksinimit kundër Covid. Lajmi është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë.