Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nga Kinostudio në Ministri, tani godina bëhet "Park Arti"

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 20:25 | Aktualitet
Nga Kinostudio në Ministri, tani godina bëhet "Park Arti"

Ndërtesa ku sot gjallojnë struktura të Ministrisë së Kulturës, apo qendrës kombëtare të kinematografisë apo zyra të tjera në lidhje me artin, dikur ka qenë ish-kinostudioja Shqipëria e Re.

Në një kënd pranë saj ruhen ende makinat e vjetra përdorur në filmat e xhiruara në bardhë e zi. Pjesa tjetër e këtij oborri artistik ka ndryshuar shumë ndër vite. Në një anë është një shkollë private filmi e pas saj institucione të medias.

Sot, Ministria e Kulturës prezantoi një tjetër të ardhme për këtë vend të kryeqytetit. Nga ish-kinostudio, në ministri, sot e ardhmja u prezantua me emrin “Parku i artit”'.

Kostoja fillestare e projektit dihet. Madje janë para të siguruara nga Bashkimi Europian, por pyetjes se kur nis projekti të shkëputet nga ekrani I prezantimit apo nga letra e projektimit, kjo nuk dihet. Prezantimi I projektit nisi me kangjellat që rrethojnë ministrin, si për të thënë se tanimë ndërtesatë duhet të jenë të lira dhe se kjo lloj arkitekture e viteve 50 duhet zhdukur.

Por nuk munguan as debatet në kushtet kur filmi apo një pjesë e historisë së kinematografisë shqiptare po lëngon e parestauruar.

Në këtë prezantim të projektit ishte I pranishëme dhe kryebashkiaku që u kujdes të thoshte se parku I artit do të jetë një zonë që do t’I shërbejë edhe komunitetit aty. Madje shtoi se edhe në kombinat do të ndërtohet një park për artin vizual. Por, ende herët për të folur mbi këtë ashtu sikurse është herët për përgjijgen e pyetjes kur do të nisë ndërtimi I këtij parku arti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë