Ofertë faraonike për Leo Messin? Manchester City mohon interesimin

CITY MOHON OFERTEN PER MESSIN frame 273 1100x620

Manchester City është një prej skuadrave të cilën e kanë lidhur më së shumti me destinacionin e ri të Leo Messit, kur ylli argjentinas t’i jap fund sezonit me Barcelonën.

Shtatë muaj më parë, mediat në Britani tregonin se City kishte bërë gati një ofertë faraonike për gjashtë herë fituesin e topit të artë, të cilit ishin të gatshëm t’i mundësonin plot 600 milion euro në 5 vite ose ndryshe 2.3 milion euro në javë.

Të njëjtat media, në Mbretërinë e Bashkuar shkruajnë se sot oferta është ekzistuese, por për me klimën financiare e cila nuk është më e njëjtë, oferta e Citizens është reduktuar në 430 milionë euro për 5 vite.

Sipas tabloidëve britanikë, Messi mendon për një kontratë dy vjeçare në Premier League me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, për tu zhvendosur më pas në Shtetet e Bashkuara. Por SkySports ka zbuluar së fundi një të deklaratë të një zëdhënësi të klubit anglez sipas të cilit, Manchester City nuk e ka propozuar kurrë një ofertë të tillë.

Duke folur për këtë mediat, përfaqësuesi i klubit rrëfen se City nuk ka bërë përpjekje për të transferuar Messin, edhe pse argjentinasi ka hyrë në katër muajt e fundit me Barçan dhe në verë 34-vjeçari lirohet me parametra zero.

Në këtë mënyrë nga ana e anglezëve mohohet çdo lloj shifre dhe oferte e shfaqur deri më tani. City është përfolur si një prej opsioneve, ndërkohë që në gatishmëri dhe të kujdesshëm për çdo lëvizje qëndron edhe Paris Saint Germain që mund të jetë me të njëjtin probabilitet, skuadra e re e Leo Messit.