Para-eliminatoret e botërorit, Shqipëria e basketbollit e nis me humbje

BASKET KOMBETARJA HUMBJA ME QIPRON frame 341 1100x620

Nis me humbje aventura e përfaqësueses shqiptare të basketbollit në paraeliminatoret e Botërorit të vitit 2023.

Kombëtarja shqiptare edhe pse përballë kishte një kundërshtar të favorshëm në ndeshjen e parë, siç është Qipro, zhgënjeu duke u mundur me rezultatin e thellë 88-66.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke u shkëputur në periodën e parë, megjithatë momenti i mirë zgjati vetëm pak pasi vendasit, përmbysën shifrat dhe kryesuan bindshëm deri në fund të takimit.

Shqipëria i drejtohet tani ndeshjes së dytë të para-elimininatoreve, që është ajo kundër Bjellorusisë këtë të shtunë në orën 18:00.