Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Parashikimi i motit: 19 shkurt 2021

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 07:04 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 19 shkurt 2021

Kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territor. Pasditja mbetet me vranësira të shpeshta, por priten vetëm reshje të pakta në zona te izoluara në veri të vendit.

Temperaturat vijojnë me 2-3 gradë rritje gjatë mëngjesit duke variuar nga -4 gradë në zonat e thella malore deri në 7 gradë vlerat minimale në zonat bregdetare, ndërsa mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të temperaturave në vend, ruhet maximumi rreth 13 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi prej 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë