Policia britanike publikon videon e operacionit ku u sekuestruan 2.3 tonë kokainë

Policia britanike ka publikuar videon e aksionit të fundit antidrogë të saj në portin e Portsmouth, ku u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike e llojit kokainë, me vlerë 200 milionë euro.

Droga e pastër u gjet nga Agjencia Kombëtare e Krimit e fshehur në një kontejner me banane që kishte ardhur nga Kolumbia.

Pas peshimit rezultoi se bëhej fjalë për 2.3 tonë kokainë, që konsiderohet si një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në Mbretërinë e Bashkuar.

Për lëndën narkotike janë arrestuar 10 persona në disa bastisje të policisë në Tottenham dhe në veri të Londrës.