Shënohet viktima e parë në protestat kundër grushtit të shtetit në Mjanmar

mjanmar 1 1100x620

Një vajzë e re është bërë protestuesja e parë që ka humbur jetën në protestat antigrusht shteti në Mjanmar, pasi u qëllua në kokë.

20-vjeçarja Mya Thwe Thwe Khaing, u plagos në fillim të javës së kaluar kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit.

Spitali në Nya Pyi Taë konfirmoi vdekjen e saj në orën 11:00 me orën lokale, duke shtuar se trupi i saj do të ekzaminohet në 15:00.

“Ne do të kërkojmë drejtësi dhe do të shkojmë përpara”, i tha mjeku agjencisë së lajmeve AFP, duke shtuar se stafi ishte përballur me presion të madh që kur ajo u dërgua në njësinë e tyre të kujdesit intensiv.

Mjanmar është përfshirë nga protestat pas një grushti shteti që përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

Mjanmar ndodhet në një gjendje emergjence njëvjeçare, pasi ushtria mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme ku fitoi Lidhja Kombëtare për Demokracinë e znj. Suu Kyi me një rezultat të lartë.

Ushtria pretendon se rezultatet e zgjedhjeve janë mashtruese dhe kërkojnë përsëritje të votimeve.