Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vaksinat Covid, Macron propozon dërgimin e 4-5% të dozave te vendet më të varfra

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 07:43 | Bota
Vaksinat Covid, Macron propozon dërgimin e 4-5% të dozave te vendet

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje Evropës dhe SHBA-së që të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave koronavirus në vendet në zhvillim.

Duke folur për “Financial Times”, Macron tha se dështimi për të ndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të ngurtësonte pabarazinë globale.

Pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta, deri më tani.

Presidenti francez propozoi planin e tij përpara samitit virtual të G7 të liderëve botërorë që mbahet këtë të premte.

"Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, apo miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen shumë më të shpejtë të 4-5% të dozave që kemi", tha Macron.

Sipas tij, kjo nuk do të ndryshojë fushatat e vaksinimit, por secili vend duhet të lërë mënjanë një numër të vogël të dozave, në mënyrë që njerëzit të shohin se po ndodh.

Macron tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbështeste një iniciativë evropiane për ndarjen e vaksinave, duke shtuar se ai shpresonte të fitonte gjithashtu edhe mbështetjen e SHBA-së.

Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili do të kryesojë takimin e G7, do të bëjë të ditur zotimin për t'i kaluar COVAX, tepricat e dozave të vaksinave.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti i SHBA, Joe Biden, do të njoftojë një premtim prej 4 miliardë dollarësh në financimin e një skeme globale të ndarjes së vaksinave, e njohur si Covax.

Deri më tani, të paktën 110 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me virus, dhe më shumë se 2.4 milionë kanë vdekur, sipas shifrave nga universiteti Johns Hopkins.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani