Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Varhelyi: Bashkimi Europian jep 7 milionë euro për vaksinimin e Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 13:05 | Ballkani
Varhelyi: Bashkimi Europian jep 7 milionë euro për vaksinimin e

Bashkimi Europian ka akorduar 7 milionë euro për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është dhënë nga komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, sipas të cilit BE në partneritet me OBSH-në do të mbështesin vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullatave në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, duke përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE. Kjo do të ndihmojë edhe në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt financimit të qëndrueshëm për kujdesin shëndetësor universal. Aktivitetet do të përfshijnë, ndër të tjera, zhvillimin dhe testimin e planeve të gatishmërisë emergjente, trajnimin për profesionistë të shëndetit dhe zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit për vaksinat.

https://a2news.com/2021/02/19/vaksinat-covid-macron-propozon-dergimin-e-4-5-te-dozave-te-kombet-me-te-varfra/

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha: “Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj. Projekti vjen si pjesë e paketës sonë prej 70 milionë eurosh për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat".

https://a2news.com/2021/02/19/be-dyfishon-ne-1-miliard-euro-financimin-e-vaksinave-te-covax/

A2 CNN Livestream

Dita jonë