Vdekje rekord në 2020. INSTAT: 5 herë më të larta se shifrat e shëndetësisë

Pandemia e koronavirusit rrit ndjeshëm numrin e vdekjeve në vend. Në 30 vitet e fundit, 2020-a shënon shifra rekord të humbjeve të jetës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në këtë vit janë shënuar 27 605 vdekje, me një rritje prej 25,8%.

Ndryshe nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila deri në fund të vitit 2020 raporton 1181 vdekje nga Covid-19, shifrat e publikuara nga INSTAT, flasin për 5 herë më shumë fatalitete.

Me përfundimin e karantinës, veçanërisht në 6-mujorin e dytë të vitit 2020, pasojat e pandemisë kanë qenë fatale. Në periudhën tetor-dhjetor janë ndarë nga jeta 9397 qytetarë, 4 mijë vdekje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në vendin tonë, rritja më e lartë e mortalitetit është regjistruar në Tiranë, ndërsa tremujorin e katërt, në kulmin e pandemisë, koronavirusi ka qenë më fatal në Fier, Elbasan, Berat e Shkodër dhe më pak në Vlorë e Kukës.

Në të gjithë botën, viti 2020 ka shënuar nivele të larta të vdekjeve shtesë për shkak të pasojave fatale të Covid-19. 

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Rama, zgjedhje populiste me zonjat në krye të listave
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Gratë kryesuese të listave, pjesë e "show"-t të Ramës
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Ditët në vazhdim do të analizojmë emrat e rinj
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Rama, Basha dhe Kryemadhi, liderë të konsumuar
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Aleanca për Ndryshim nuk paska shumë ndryshime
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Dervishi: PD po paguan faturën e lënies së mandateve