Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Biden kërkon unitet me BE-në përballë Rusisë dhe Kinës

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 11:24 | Bota
Biden kërkon unitet me BE-në përballë Rusisë dhe

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri një kthesë të madhe nga politikat ndërkombëtare të paraardhësit të tij, Donald Trump.

“Amerika është kthyer sërish për të marrë vendin që i takon në lidershipin botëror”, tha ai duke folur në konferencën e sigurisë së Mynihut.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, kërkoi front të përbashkët me Bashkimin Europian përballë fushatave dashakeqase të Rusisë dhe Kinës.

Biden nënvizoi se përkushtimi amerikan në aleancën ushtarake NATO është i palëkundur dhe konfirmoi zhbërjen e vendimit për tërheqjen e trupave nga baza në Gjermani.

“Putini kërkon të dobësojë Europën, projektin Europian dhe Aleancën tonë të NATO-s”, tha presidenti amerikan duke shtuar se synimi i Rusisë është të sulmojë demokracitë dhe të mbështesë korrupsionin.

“Një sulm ndaj njërit prej nesh, është një sulm ndaj të gjithëve”, u shpreh Biden në konferencën e sigurisë së Mynihut. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë