Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dënimi i reperit në Spanjë, qytetarët përplasen me policinë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 22:38 | Bota

Vijojnë prej 5 netësh protestat në qytetet kryesore të Spanjës, kundër vendimit të një gjykate për burgosjen e një këngëtari të muzikës rep, i cili u dënua për akuzën e glorifikimit të terrorizmit dhe fyerjes së familjes mbretërore.

Dënimi me 9 muaj burg i Pablo Hasel, i njohur për vargjet e tij kundër establishmentit ka shpërthyer debatin në Spanjë në lidhje me lirinë e shprehjes në vend.

Mbrëmjen e së shtunës protestat u përshkallëzuan dhe pjesëmarrësit u përleshën me forcat e policisë. Në Barcelonë u sulmuan disa dyqane në sheshet kryesore ndërsa policia arrestoi disa nga protestuesit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani