Digjen mbeturinat në Kukës, tymi toksik mbulon një zonë të gjerë prej disa kilometrash

Untitled collage 28 1 1100x620

Tymi ka mbuluar qytetin e Kukësit këtë të shtunë, si pasojë e djegies së gomave në vendgrumbullimin e mbeturinave inerte.

Zjarri ka shkaktuar edhe ndotjen e ajrit pasi tymi është përhapur disa km larg vatrës ndërsa hërbimi zjarrëfikës i Bashkisë po bën shuarjen e flakëve.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë vendgrumbullim iu vihet flaka mbeturinave urbane dhe gomave.

Vendgrumbullimi ndodhet disa metra larg qytetit dhe para varrezave publike të qytetit.

  • LAJMI I FUNDIT | Pandemia, 17 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 3372 testime, 683 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 697 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 646 pacientë në spitale, 40 në terapi intensive, 15 të intubuar