“Ditët e kujtesës”, kujtohet 30-vjetori i rënies së bustit të Enver Hoxhës

Untitled collage 23 1 1100x620

Mëngjesin e 20 shkurtit 1991 dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës u mblodhën në “Qytet Studenti” për të mbështetur grevën e studentëve.

Më pas, grupe të mëdha mbështetësish, të inkurajuar nga akti i studentëve iu drejtuan sheshit “Skënderbej”, atje ku prej vitit 1988 qëndronte statuja e diktatorit.

Pas rreth dy orësh përplasje me policinë, nën një tension të jashtëzakonshëm, qindra njerëz nisën ta tërhiqnin me kavo statujën derisa ajo u rrëzua.

Sot 30 vite më vonë, në disa panele të ndryshme, ekspozita “Rënia e një diktatori” hedh dritë mbi informacione të njohura dhe pak të njohura, nga vendimi për ngritjen e monumentit e deri në rrëzimin e tij.

Ekspozita e vendosur në Sheshin Skënderbej dokumenton zhvillimet e atyre ditëve, si manifestim i ditës kur diktaktura filloi të shihej ndryshe.