Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kategoria Superiore, Teuta fut Tiranën në krizë, Laçi e Bylis nuk gabojnë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 16:24 | Futboll
Kategoria Superiore, Teuta fut Tiranën në krizë, Laçi e

Teuta triumfoi 1-0 në duelin me Tiranën, të luajtur në kryeqytet dhe konfirmoi sezonin e dobët të kampionëve në fuqi.

Goli i Vilës fundosi bardheblutë, tek të cilët mungonte edhe trajneri Shehi prej infektimit nga Covid-19.

Rrjeta e pjesës së parë i dha durrsakëve tre pikë, me të cilat qëndrojnë në ndjekje të Vllaznisë, duke ndarë vendin e dytë në renditje me Laçin.

Kurbinasit nuk gabuan, duke mposhtur 1-0 Kastriotin, ndërsa Bylisi fitoi sfidën direkte të mbijetesës me Apoloninë, me golin e Anthony në minutat e fundit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë