Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lëndët kimike rrezikojnë lagjen 9 në Korçë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 16:50 | Aktualitet

Këtë të shtunë në Korçë fabrika e ish-trikotazhit rrezikoi me shume se 10 familje në lagjen nr. 9, pasi reaksioni i disa lëndë toksike ka shkaktuar tym dhe erë mbytëse në zonë.

Lëndët toksike të mbetura në ndërtesën e vjetër e të shkatërruar që nga vitet 90 kanë bërë reaksion, duke çliruar gazra dhe duke vënë ne rrezik jetën e banorëve.

Sipas banorëve kjo gjë nuk është hera e parë që ndodh, ndërsa reagimi për largimin e tyre deri më sot ka munguar. Ata kanë hedhur akuza ndaj autoriteteve se nuk po merren me këtë problem jetik  për ta.

Në zonë këtë pasdite shkuan edhe përfaqësues të prefekturës, por nuk dhanë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me këto lëndë kimike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë