Navalny mbetet në burg, Gjykata e Moskës refuzon apelin

navalny 1100x620

Gjykata Supreme e Moskës ka refuzuar apelin e liderit opozitar rus, Alexey Navalny kundër dënimit me burg.

Navalny është dënuar më herët nga një tjetër gjykatë me dy vjet e tetë muaj burgim për shkelje të një dënimi me kusht, teksa ka qenë duke u shëruar në Gjermani.

“E gjithë bota e dinte se ku isha,” tha ai. “Sapo u shërova, bleva një biletë avioni dhe u ktheva në shtëpi.”, shtoi Navalny.

Mirëpo Gjykata ka vendosur se periudha prej një muaj e gjysmë, që Navalny ka kaluar nën arrest shtëpiak më 2015, do të hiqet nga dënimi me kusht. Kjo nënkupton që dënimi i është zvogëluar në dy vjet e gjysmë burgim.

Navalny përballet me një tjetër paraqitje në gjykatë të shtunën, nën akuzat e shpifjes për një veteran të Luftës së Dytë Botërore që vlerësoi Presidentin Putin.

Vendimi për Navalnyn ka ardhur pavarësisht presionit me të cilin po përballet Rusia nga ndërkombëtarët dhe Gjykata Europiane për të Drejta të Njeriut, të cilat kërkojnë lirim të menjëhershëm të kritikut të Kremlinit.

44-vjeçari u arrestua më 17 janar, pasi u kthyer nga Gjermania, ku është trajtuar për pesë muaj nga helmimi me agjent nervor, Novicok. Navalny e konsideron këtë dënim të fabrikuar dhe akuzon Putin për helmimin e tij.