Pas Izmir Smajlajt, një tjetër shqiptar merr medalje në Kampionatin Ballkanik

Untitled collage 2021 02 20T183920.746 1100x620

Atletët shqiptarë kanë shfaqur një performancë shumë të mirë në Kampionatin Ballkanik të atletikës me salla të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll.

Pas medaljes së artë nga atleti Izmir Smajlaj në kërcim së gjati, një tjetër shqiptar është ngjitur në podium të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Franko Burraj është shpallur nënkampion i Ballkanit në garën e 400 metrave të cilën e përfundoi për 47 sekonda.

Konkurrenca në këtë garë ishte mjaft e fortë, por Burraj ia arriti të ngrejë flamurin kuqezi mes tre më të mirëve.