Përgjaken protestat kundër grushtit të shtetit në Mianmar, policia vret 2 persona

Janë përgjakur protestat kundër grushtit të shtetit në Mianmar që çoi në rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike dhe instalimin në pushtet të juntës ushtarake.

Ndonëse të tubuar në mënyrën më paqësore, policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve duke vrarë 2 prej tyre dhe plagosur disa të tjerë.

Përshkallëzimi i situatës solli dhe reagimin e menjëhershëm të vendeve perëndimore, të cilat kërkuan ndaljen e dhunës ndaj protestuesve dhe kërcënuan me vendosjen e sanksioneve.

Mianmari tashmë ndodhet në një periudhë gjendje emergjence njëvjeçare, pasi ushtria mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme, ku fitoi Lidhja Kombëtare për Demokracinë e Aung Suu Kyi me një rezultat të lartë.

Ushtria pretendon se rezultatet e zgjedhjeve janë manipuluar dhe kërkon përsëritjen e votimeve.