Plagosi me thikë kunatin, pranga 27-vjeçarit

policia tirane 1100x620

Policia e Tiranës ka zbardhur në kohë rekord një plagosje me thikë të ndodhur dy ditë më parë dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të saj.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar është arrestuar 27-vjeçari P.A. i cili dy ditë më parë pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë kunatin e tij D.Z.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.