Real Madrid shfrytëzon gabimin e Atletico dhe i afrohet kreut të renditjes

e0f76ba76d44d6caa45863c1994aa427o2 1100x620

Ndonëse me mungesa të shumta në formacion, Real Madrid ka mundur të dalë me 3 pikë nga ndeshja e radhës në kampionat përballë Valladolid.

“Los Biancos” kanë fituar me rezultatin 0-1, në një ndeshje që u zgjidh nga Casemiro në minutën e 65 të takimit.

Me këtë fitore djemtë e Zidane i afrohen kreut të renditjes dhe ndodhen 3 pikë larg “rivalëve” të Atleticos, të cilët gabuan të shtunën përballë Levante, ku u mundën 0-2, por megjithatë kanë ende dhe një ndeshje të prapambetur.