Ringritja e Barcelonës, Koeman piketon Erling Haaland për sulmin

Untitled collage 30 1100x620

Me Barcelonën që po përjeton një prej sezoneve më të dobët të dekadave të fundit, klubi po përgatit manovrat për ringritjen.

Erling Haaland është objektivi i ri i merkatos “blaugrana”. Trajneri Koeman ka përzgjedhur sulmuesin e Borissia Dortmund, si numrin 9 për skuadrën e tij.

Sipas të përditshmes “El Mundo Deportivo”, me kërkesë të drejtuesit të stolit, klubi do të provojë të transferojë Haaland në “Camp Nou” prej merkatos së verës.