Rusia raporton njerëzit e parë të infektuar nga gripi i shpendëve

39546708 9281553 image a 15 1613833443356 600x338

Rusia njofton se ka zbuluar rastet e para të njerëzve të infektuar nga virusi tepër infektues i shpendëve H5N8 në një pulari në jug të vendit.

Shkencëtarët identifikuan 7 punonjës të infektuar me këtë virus në dhjetor dhe kjo është hera e parë që virusi vdekjeprurës për shpendët transmetohet te njeriut.

Autoritetet zyrtarë ruse bëjnë me dije se kanë informuar dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për këtë rast, i cili duhet thënë se është tepër shqetësues.

Shpërthime të virusit H5N8 janë raportuar dhe në pulari në vende të ndryshme të Europës, por Rusia është e para që e ka identifikuar këtë virus dhe tek njerëzit.

Vite më parë një tjetër variant i gripit të shpendëve, i njohur me formulën H5N1 shpërtheu në botë dhe transmetohej dhe te njeriu.