Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vaksinimi anticovid, Elbasan, mjekët dhe infermierët marrin dozat e para

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 16:33 | Aktualitet
Vaksinimi anticovid, Elbasan, mjekët dhe infermierët marrin dozat e

Pas Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, ka nisur vaksinimi i punonjësve të shëndetësisë, kundër Covid-19 edhe në spitalin rajonal të Elbasanit.

Në nisjen e këtij procesi ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila premtoi vaksinimin edhe të personelit mjekësor të spitaleve bashkiake, që janë në territorin e qarkut të Elbasanit.

“Sot kemi nisur me mjekët dhe infermierët që konsiderohen pjesë e shërbimeve më të ekspozuara, siç janë urgjencat, reanimacionet dhe më pas do të shtrihemi në të gjithë personelin e spitalit të Elbasanit dhe gjithashtu në stafet mjekësore të spitaleve të tjera bashkiake të këtij qarku. Do të shtrihemi më tej tek grupmoshat mbi 80 vjeç me ardhjen e dozave të vaksinave”, u shpreh Manastirliu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani