Eliminohen vatrat aktive të mbetjeve toksike në Korçë. Ekspertët: Nuk rrezikohen banorët

Është arritur të neutralizohet rreziku nga lëndët toksike në lagjen numër 9 në ndërtesën e ish-trikotazhit në Korçë. Si pasojë e lagështirës këto lëndë kimike me sasi të konsiderueshme brenda ambienteve ka krijuar reaksione kimike duke lëshuar gazra të dëmshëm dhe duke krijuar situatë paniku te banorët e kësaj lagjeje e kryesisht për rreth 10 familje pranë një pallati.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse të cilët kanë rrethuar zonën dhe ndërhynë për neutralizimin e situatës. Në fakt kontakti me ujin ka bërë që lëndët të riaktivizohen së tepërmi duke shkaktuar tym dhe rëndim të ajrit. Në zonë në mbrëmje kanë mbërritur forcat e armatosura dhe përfaqësues së Ministrisë, së bashku me ekspertë kimikë për të neutralizuar më pas edhe 6 vatra të cilat ishin aktive.

Ekspertët kimikë prej 12 personash kanë vijuar punën deri në orën 4:00 të mëngjesit. Mostra të lëndëve kimike janë çuar në laboratorin e Tiranës për të përcaktuar edhe llojin e tyre. Situata paraqitet e qetë në zonë por në një moment tjetër këto lëndë kimike duhet të zhvendosen diku tjetër pasi bëhet fjalë për  sasi të konsiderueshme brenda kësaj ndërtese.

Ndërkohë prej 6 muajsh kjo situatë ka qenë shqetësuese për banorët ndërkohë që institucionet lokale nuk kanë ndërhyrë asnjëherë pavarësisht rrezikut që paraqisnin.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Rama, zgjedhje populiste me zonjat në krye të listave
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Gratë kryesuese të listave, pjesë e "show"-t të Ramës
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Ditët në vazhdim do të analizojmë emrat e rinj
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Rama, Basha dhe Kryemadhi, liderë të konsumuar
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Aleanca për Ndryshim nuk paska shumë ndryshime
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Dervishi: PD po paguan faturën e lënies së mandateve