Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kundërshtari dorëzohet, Marku vendos peshqirin e tij si kapele në kokë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2021, 14:20 | Sporte të tjera
Kundërshtari dorëzohet, Marku vendos peshqirin e tij si kapele në

Florian Marku mundi me KO teknik Rylan Charlton, duke siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij si boksier, në një ndeshje për peshat e lehta, të zhvilluar të shtunën në mbrëmje në Britaninë e Madhe.

Marku u rrëzua vetë në tapet në raundin e gjashtë, por arriti të ringrihej dhe të grushtonte fort, duke i shkaktuar dëme të mëdha kundërshtarit dhe duke detyruar stafin e tij të hidhte peshqirin në ring, për të njoftuar dorëzimin.

E për habi të të gjithëve, peshqiri i hedhur nga skuadra e Charlton përfundoi në kokën e Markut, që e mbajti si një kapele për të treguar triumfin e tij.

Kjo ishte fitorja e tetë e shqiptarit në nëntë ndeshje boksi që ka zhvilluar deri tani. Ndërsa në Artet Marciale Mikse, MMA, ka zhvilluar 46 takime dhe ka fituar 43.

https://twitter.com/daznboxing/status/1363253737263951874?s=24

A2 CNN Livestream

Dita jonë