“Lu-La” magjike, Inter dominon Milanin në derbi dhe shkëputet

lautaro martinez inter milan getty ftr k2e5dx9aejl91714hscwglyun 1100x620

Interi bën një hap të rëndësishëm drejt fitores në kampionat, duke fituar derbin me Milanin me rezultatin.

Zikaltrit e Antonio Contes dominuan pjesën më të madhe të lojës, dhe u treguan më cinik në zonën e rreptësisë, ku dyshja Lu-La, siç njihen tashmë Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, dhanë spektakël, edhe pse bindi në përgjithësi edhe loja në kolektiv, ajo që deri më tani ishte forca e Milanit të Piolit.

Goli i Lautaro Martinez thjeshtësoi ndeshjen e djemve të Antonio Conte

Ndeshja iu thjeshtua Interit që në minutën e katërt, ku një aksion personal i Lukakut përfundoi në goditjen me kokë të argjentinasit Martinez, që shtangu Donnarumma.

Pjesa e parë u dominua nga Interi, që shpërdoroi mundësi të shumta, me një Milan në dukje i pafuqishëm, por që në pjesën e dytë filloi me ritëm ndryshe, duke vënë në vështirësi mbrojtjen interiste, me Handanovic protagonist.

Por ndoshta në maksimumin e presionit për barazim, një aksion perfekt Eriksen-Perisic Martinez i pret përfundimisht gjunjët “djajve” kuqezi në të 57-n.

Dhjetë minuta më vonë, një aksion spektakolar i Lukakut vulos rezultatin final, me Interin që ngjitet në kuotën e 53 pikëve, shkëputet 4 pikë pikërisht nga Milani, ndërkohë që distanca me të tretat për momentin është 10 pikë.