Manaj tjetër dygolësh me Barca B, tifozët: Të debutojë me ekipin A

Manaj 1 1100x620

Manaj ka marrë tashmë një ritëm të mirë tek Barcelona B, dhe golat e tij nuk po ndalen më. Sulmuesi 22- vjeçar ishte protagonist edhe sot të një dygolshi të realizuar në ndeshjen e fituar 6-0 nga ekipi i dytë blaugrana, kundër Hospitalet.

Manaj realizoi golin e parë dhe të tretë të ndeshjes, duke vulosur praktikisht fitoren e çmuar që mban ekipin e tij në vendin e tretë që siguron aksesin në play-off.

Rej Manaj është më i mirë se Braithwaite, Koeman nuk e thërret, ai është talent”, thotë një tifoz në faqen zyrtare të Barcelonës.

Ky është goli i shtatë i lushnjarit në sezon, dhe tashmë ai është shndërruar në protagonist.

“Kënaqësi të shohesh Manajn dhe Collado të luajnë… Barca A është nul”, shprehen tifozët

Në rrjetet sociale të Barcelonës, pas fitores komentet janë të mbushur me komente pozitive për shqiptarin dhe shokët e tij, dhe nuk janë pak ata që thonë se duke parë ecurinë e sulmuesve si Dembele, Braithwaite dhe Griezmann, një shans duket t’i jepet patjetër edhe 22-vjecarit kuqezi, ëndrra për të cilën sulmuesi i kombëtares ka pranuar të zbresë nga kategoria në Spanjë.