Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ndërron jetë dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2021, 14:14 | Aktualitet
Ndërron jetë dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja,

Ka ndërruar jetë, në moshën 53-vjeçare, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Profesor Doktor Artur Sula, për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Sula mbante edhe postin e këshilltarit bashkiak në Bashkinë e Tiranës.

I lindur në Tiranë në vitin 1968, Sula mbrojti doktoraturën në vitin 2007, ndërsa ka kryer edhe një Master në Administrim Publik në Universitetin e Nebraskës, në SHBA.

Nuk munguan edhe ngushëllimet e miqve dhe kolegëve të tij në këtë ditë të trishtë për familjen Sula.

“Vendose të ikësh shpejt, për të lënë pas kujtimin e një shoku e miku të mirë që koha e jeta nuk e ndryshoi kurrë deri në orën e fundit”, shkroi miku i tij i gjimnazit dhe anëtari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

“Shumë i ri për ta humbur familja, shumë ambicioz për të ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të huaja, shumë e padrejtë mbyllja këtu e rrugëtimit premtues të dekanit. Lamtumirë shok i dashur!”, shkroi ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani