Parashikimi i motit: 21 shkurt 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

E gjithë dita e diel do të shoqërohet nga moti i kthjellët në Ultësirën Perëndimore, ndërsa priten vetëm vranësira kalimtare në lindje të vendit, gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.

Temperaturat ulen lehtë në mëngjes duke shënuar nga -3 deri në 7 gradë celsius, ndërsa mesdita vijon me rritjen e vlerave termike në të gjithë territorin, dike arritur në vlera maksimale deri në 15 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me drejtim lindor gjatë paradites, ndërsa do të marre drejtim jugor në pjesën e dytë të së dielës.