Shkodër, e përplasin me automjet dhe zhduken, rëndë këmbësorja

ura e vjeter bune shkoder 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Shkodër, ku si pasojë një 50-vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit verior, në gjendje të rëndë shëndetësore.  

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Liria, pikërisht në atë që njihet nga banorët si Ura e Vjetër e Bunës.

Aty,  dyshohet se shtetasja E.R. mund të jetë përplasur me një mjet që nuk ka ndaluar dhe që po kërkohet nga grupi hetimor që po sqaron dinamikën e ngjarjes.