Shkodër, qëllohet me armë zjarri ndaj një automjeti pranë një pike karburanti

Shkodër qëllohet me armë zjarri ndaj një automjeti pranë një pike karburanti 1100x620

Një ngjarje që mund të kishte shkaktuar një tragjedi të përmasave të mëdha është shënuar këtë të diel në Shkodër. Pak para mesdite, në afërsi të një pike karburanti persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Policia thotë se nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar. Sipas autoriteteve, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që janë vënë në ndjekje të autorëve. Gjithashtu në qytet janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet.