Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

21-vjeçarja bën histori, 70 ditë duke lundruar e vetme në mes të Oqeanit

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 13:07 | Lifestyle

Britanikja Jasmine Harrison, është bërë gruaja më e re që lundron vetëm përtej Oqeanit Atlantik, duke përfunduar një udhëtim prej 4800 kilometrash nga Spanja në Antigua.

21-vjeçarja Harrison përfundoi sfidën Atlantik Talisker Whisky 2020, të shtunën në 70 ditë, 3 orë dhe 48 minuta, një rekord i ri botëror për femrën më të re në botë që lundron vetëm përtej çdo oqeani.

Harrison, nga qyteti i Thirsk në Yorkshire në Angli, shkroi në faqen e saj të internetit se ishte frymëzuar për të marrë pjesë në sfidë ndërsa po notonte në Karaibe.

Ajo thotë se shpreson të sjellë frymëzim për të rinjtë me shembullin e saj, sepse ndonjëherë është në rregull të ndjekësh gjërat vetëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë