Apeli i banorëve në Bushat, ura e dëmtuar e pa mbrojtëse, rrezik për jetën

Ura në fshatin Bushat e ndërtuar 35 vite më parë po degradohet çdo ditë e më shumë ndërsa në mot me shi e borë është pothuajse e pakalueshme.

Rreth 470 banorë dhe 50 mjete të vogla kalojnë çdo ditë mbi urën e ngushtuar dhe pa mbrojtëse anësore, duke përbërë nje rrezik real si për mjetet ashtu edhe për njerëzit që kalojnë aty çdo ditë.

Banorët thonë se duhet ndërhyrë sa më parë, pasi nuk ka asnjë siguri që të përballojë kalimin e mjeteve mbi të, sidomos të atyre të tonazhit të rëndë.

Në kushtet kur mirëmbajtja dhe investimet mungojnë, banorët urojnë me shpresën në Zot që të mos ndodhë ndonjë ngjarje e rëndë.

Një tjetër problematikë në këtë zonë janë edhe mbeturinat, të cilat banorët e fshatit i hedhin çdo ditë në të dyja anët e lumit që përshkon urën. Kjo për shkak se brenda në fshat nuk ka kontinierë për mbeturinat.

Ndërkohë nga Bashkia premtojnë se do të ketë ndërhyrje së shpejti për problematikën që mbart kjo urë.