Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Australianët skeptikë për marrjen e vaksinës, kryeministri jep shembullin i pari

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 08:19 | Bota
Australianët skeptikë për marrjen e vaksinës, kryeministri

Në Australi nuk ka nisur ende vaksinimi i popullatës dhe sot shpërndahen 60 mijë dozat e para, por populli nuk duket edhe aq entuziast.

Për t’i paraprirë dyshimeve që ekzistojnë, kryeministri Scot Morrison u vaksinua personalisht dje përpara kamerave, por as kjo nuk shërbeu.

Të shumtë janë qytetarët që do të dalin sot në marshim kundër procesit. Australia ka pasur shumë pak raste krahasuar me vendet e tjera dhe australianët e kanë shijuar lirinë e tyre gjatë kësaj kohe pandemike.

Një protestë e vogël u organizua të shtunën, ku u paralajmërua një më e madhe gjatë ditës së sotme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani