Bilanci tronditës i pandemisë, gati 500 mijë humbje jetësh në SHBA

Është “New York Times” ai që ofron grafikisht, panoramën e impaktit shkatërrues të pandemisë Covid-19 në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat zyrtare flasin për gati 500 mijë viktima, më shumë se sa viktimat e shkaktuar nga tri konfliktet ku ka marrë pjesë Amerika, dy Luftërat Botërore dhe ajo në Vietnam. Me mbi 28 milionë të infektuar, Shtetet e Bashkuara mbajnë kryesimin e trishtë global.  

Tronditëse, të dhënat edhe në rang botëror, me mbi 111 milionë të infektuar nga virusi dhe mbi 2 milionë e 400 mijë humbje jetësh.

Gjatë 24 orëve të fundit, në SHBA shënoi 267 mijë raste dhe mbi 5500 vdekje. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do të shënojë me një minutë heshtje, arritjen e pragut të trishtë të 500 mijë viktimave, e do të mbajë gjithashtu një fjalim në homazh të atyre që kanë humbur jetën.

Pas Shteteve të Bashkuara, India është vendi më i prekur, me 11 milionë të infektuara, ndjekur nga Brazili me më pak se 10 milionë, Rusia me mbi 4 milionë dhe Britania e Madhe me gati po aq të infektuar.

Shumë shtete europiane kanë raportuar më pak raste dhe viktima nga Covid-19, por Gjermania paralajmëron të tregohej kujdes, pasi shifrat po fillojnë të rriten sërish, ndoshta për shkak të variantit anglez, që është veçanërisht ngjitës.