Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

City pa rivalë, merr fitoren e 18 radhazi në Premier League

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 07:57 | Futboll
City pa rivalë, merr fitoren e 18 radhazi në Premier League

Manchester City nuk ka rivalë në Premier League dhe e ka çuar serinë e fitoreve në 18 të tilla me radhë.

Forcën e këtij sezoni të Citizens e provoi së fundi edhe Arsenal, që edhe pse zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, u mund me vetëm 1 gol që erdhi pas vetëm 2 minutash lojë, nga këmbët e Rahem Sterling.

Në këtë mënyrë, skuadra e Guardialos nuk lë asnjë pikë prej muajit dhjetor dhe tani marshon e vetme drejt titullit kampion me 10 pikë diferencë nga United i vendit të dytë, që këtë fundjavë mundi 3-1 Newcastle.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani