Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Erdogan thyen masat anti-Covid, merr pjesë në varrimin e teologut

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 11:12 | Bota

Mijëra persona thyen masat anti-Covid gjatë një ceremonie mortore në Stamboll, mes të cilëve ishte dhe presidenti Erdogan.

Ndonëse të pajisur të gjithë me maska, pjesëmarrësit në varrimin e teologut Muhammed Emin Sarac, ishin shumë pranë njëri me tjetrin, duke shkelur një nga rregullat kryesore për të luftuar koronavirusin, atë të distancimit social.

Muhammed Emin Sarac ndërroi jetë ditën e premte në banesën e tij, pasi prej disa ditësh ishte prekur nga koronavirusi. Teologu i njohur ishte një nga predikuesit e Xhamisë Fatih në Stamboll, atje ku u mbajt dhe funerali i tij.

Sarac ishte një mik i afërt me presidentin Erdogan, me të cilin ishin njohur që në shkollë. Presidenti vlerësoi teologun në fjalën e rastit, duke thënë se ishte shumë mirënjohës për mësimet e tij.

Turqia regjistron 2.6 milionë të infektuar me koronavirus që nga nisja e pandemisë, 27 983 prej të cilëve kanë humbur jetën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë