Formula 1, prezantohet Alfa Romeo e Raikkonen dhe Giovinazzi

ALFA ROMEO PREZANTIMI FORMULA 1 frame 363 1100x620

Alfa Romeo prezantoi makinën e re për Botërorin 2021 në Varshavë. Eventi u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas në kryeqytetin polak, për nder të sponsorit kryesor të skuadrës.

Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi, zbuluan njëvendëshen e re: ata janë një prej dysheve të pakta të pilotëve të konfirmuar në Formula Një dhe do të garojnë në sezonin e tretë me skuderinë. Makina C41 e Alfa Romeos është zhvilluar bazuar në makinën e edicionit të kaluar dhe do të mbështetet te fuqia motorike e Ferrarit.

Drejtuesit nuk kanë vendosur objektiva të qartë, rreth asaj që kërkojnë nga edicioni i ri. Synimi është që performancat në pistë të përmirësohen hap pas hapi, në mënyrë që skuadra të pozicionohet në mesin e renditjes, ndryshe nga viti 2020, ku u klasifikuan të tetët në Botërorin për konstruktorë.

Përkrah Raikkonen dhe Giovinazzi, në prezantimin e makinës së re ishte i pranishëm edhe piloti i tretë, Robert Kubica. Alfa Romeo bëhet skuderia e tretë që zbulon makinën e sezonit të ri, pas McLaren dhe Alpha Tauri. Pritshmëritë janë për pretendentët, Ferrari njoftoi se më 26 shkurt do të prezantojë pilotët Charles Leclerc e Carlos Sainz Jr., ndërsa për njëvendëshen e re të “kokëkuqes” duhet pritur data 10 mars.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Rama, zgjedhje populiste me zonjat në krye të listave
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Gratë kryesuese të listave, pjesë e "show"-t të Ramës
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Ditët në vazhdim do të analizojmë emrat e rinj
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Rama, Basha dhe Kryemadhi, liderë të konsumuar
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Aleanca për Ndryshim nuk paska shumë ndryshime
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Dervishi: PD po paguan faturën e lënies së mandateve