Galeria në 8 vite, kur flasim për politikat dhe turizmin e peshkimit në një galeri të mjeruar

KR GALERIA E DURRESIT COPE COPE frame 597 1100x620

8 vite pas hapjes së Galerisë së Arteve Pamore në Durrës, e cila mban emrin e piktorit të mirënjohur durrsak, Nikolet Vasia, gjendja në të cilën është degraduar ky objekt i kulturës është jashtë çdo standardi normal.

Ekspozita e çelur së fundmi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të saj, i ekspozon fotot në një ambient aspak të përshtatshëm për t’u vizituar, për shkak të amortizimit të tavaneve dhe pranisë së madhe të lagështirës.

Por, kjo situatë duket se nuk e ka penguar zhvillimin e aktiviteteve të planifikuara, pasi ditën e sotme, në prani të Kryetares së komanduar të Bashkisë Durrës dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, u bë hapja e javës së “Festivalit Evropian të Turizmit të Peshkimit”.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdettit, Ledion Lako, tha se paralelisht po punohet që turizmi i peshkimit t’i bashkohet një përvoje evropiane, por e thënë në një galeri në gjendje të mjerueshme, ku edhe imazhet nuk ekspozohen mirë, këto duken vetëm shfaqje të një kohe parazgjedhore.